TIRANE

Poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare në QSUT pasi pësoi arrest kardiak.

Shumë artistë publikuan në rrjetet sociale në nder të shkrimtarit poezitë me të cilat i ndjeri Ismail Kadare ka rritur shumë breza dhe që nuk do të shuhen kurrë nga letërsia shqipe.

Por ajo çfarë ra në sy nga publiku dhe jo vetëm, ishte Story e modeles së njohur Megi Luka, e cila kishte postuar poezinë e Dritëro Agollit “Mjegulli i Dashurisë” me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja e cila bëri gafën duke ngatërruar gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, ka fshirë postimin duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

Kujtojmë që Megi Luka është kurorëzuar si “Miss Universe Albania” në vitin 2015 dhe është një nga modelet më të bukura shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: