PRISHTINE – Modelja e njohur shqiptare Afrona Dika gjatë një interviste për një media kosovare deklaroi se është e dashuruar me këngëtarin Blero. Ajo kohë më parë është bërë temë e mediave rozë, të cilat kanë shkruar se ajo dhe këngëtari Blero Muharremi janë në lidhje dashurie.

Këtë gjë e ka pranuar vet modelja. Sipas titullit në këtë revistë, Afrona ka pranuar se është dashuruar, ndërsa ka shprehur falënderime ndaj Bleros. Mirëpo, këngëtari, i kontaktuar nga Tribuna nuk ka dashur të jap asnjë prononcim lidhur me këtë çështje.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: