SHBA

Karl Lagerfeld ikona e modës botërore ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare. Silisti i njohur ndërroi jetë në një spital në Paris, ku kishte qenë i shtuar për disa javë.

Karl Lagerfeld lindi më 10 shtator të vitit 1933 në Hamburg, por data e lindjes mbetet ende mister pasi stilisti ka refuzuar gjithmonë ta konfirmojë. Në moshë të re ai së bashku me nënën e tij largohen nga Gjermania për t’u transferuar në Paris, në vitet 50’.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllime për vdekjen e tij. Një ndër ta është dhe modelja shqiptare që jeton prej vitesh në SHBA, Emina Cunmulaj.

“ Ti më thërrisje Maria Callas kur unë nuk e ende kush oshte ajo. Çfarë nderi ishte të kaloja gjithë këto vite krah teje dhe krijimtarisë tënde. Faleminderit që gjithmonë më trajtove si një qenie njerëzore dhe jo si një si një varëse rrobash ecëse, por gjithmonë më ke pyetur për të kaluarën dhe kulturën time dhe bëje shaka dhe ndaje (kujtime nga) udhëtimet e tua. U prefsh në paqe Karl. (Këto janë disa nga shfaqjet më të preferuara të modës të Chanel ku kam sfiluar)”, shkruan Emina duke postuar edhe disa foto të saj në pasarelë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb