TIRANE

Adrola Dushi ka qenë e ftuar në emisionin “Pasditja ime”në RTSH, ku ka zbuluar më shumë detaje për jetën dhe profesionin e saj. Në një intervistë me Eraldo Rexhon, ajo ka treguar se është shumë e vështirë të jetojë mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe njëkohësisht të jetë e pranishme edhe për djalin e saj 5 vjeç Troin.

Screenshot 28 9 E1543338729470
Screenshot 28 9 E1543338729470

Megjithatë, këto sakrifica ia vlejnë, pasi siç ka treguar edhe vetë Adrola, ajo bën jetën e ëndrrave. Adrola ka zbuluar se punon vetëm 4 muaj në vit (qershor, shtator, dhjetor, shkurt) dhe paguhet aq mirë sa vetëm me ato para mund të bëjë jetën që dëshiron. Ndërkohë ajo ka rrëfyer se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se ku do të jetojë gjatë viteve në vazhdim.

“Nuk kam marr një vendim për të ardhmen time dhe të Troit, do marr një vendim në momentin që Troi do të hyjë në shkollë, për të qëndruar në Amerikë ose në Shqipëri për shkollën e tij”, – ka thënë ajo.

Pengu i saj më i madh është koha që nuk mund t’i kushtojë djalit dhe Adrola ka treguar se pikërisht për këtë gjë ndihet shumë fajtore para tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb