Një revistë daneze është detyruar të kërkojë falje për modelen ‘skelet’ që ka publikuar në numrin e saj më të fundit.
Botuesja e “Cover’, Malene Malling e cilësoi një ditë të trishtuar kur u desh të bënte këtë kërkim falje.
“Jam grua dhe nënë vetë dhe më vjen keq pavarësisht përgjegjësisë që më takon të mbaj si botuese në këtë rast”, u shpreh ajo.
Sapo panë modelen në revistë kritikët nisën menjëherë shkrimet. ‘Jemi dakort dhe biem dakort që rrobat rrinë bukur në një trup elegant, por kjo që shohim shkon përtej asaj që duhet”.

‘Jo vetëm që ngjan si skelet, por ajo duket sikur po vdes. Na vjen mirë që botuesi ka reaguar”, thonë kritikët.

Ndërkohë një tjetër thotë: ‘Anoreksia është një sëmundje komplekse sa fizike aq dhe psikologjike me vdekshmëri të lartë në ditët e sotme. Kjo foto do të rriste aksidentalisht anoreksikët, tek vajzat dhe djemtë. Kjo foto është si jetë e vdekje”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: