TIRANE – Labinot Gashi është një nga prezantuesit më të dashur për publikun. “Një kafe me Labin” është një nga formatet televizive më të suksesshme të ekraneve kosovare.

Pasi kurorëzoi historinë e dashurisë me partneren e tij Qëndresa Bajrami, për Labinot Gashin lajmet e bukura që vërtiten rrotull jetës së tij sapo kanë nisur. Kështu, lajmin për pritjen e ëmbël të bashkëshortes së tij, ai na e dha ditën e Fiter Bajramit përmes një postimi në instagram, ndërsa vetëm dje ai ka zbuluar gjininë e foshnjes.

Ata do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze, dhe këtë na e ka konfirmuar më së miri Labi. “Unë dhe këto të dyja” ka shkruar ai në foto, teksa shfaqet me bashkëshorten, ku barku i saj i rrumbullakosur është goxha i dukshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: