Në panelin e ngritur enkas për emisionin “Dritare me Rudinën” që u zhvendos këtë mbrëmje në një prej resorteve turistike më në zë të Golemit, “Prestige Resort” ishte e ftuar edhe moderatorja Arjola Shehu.


  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo vlerësoi investimet e bëra në zonën e Golemit, por edhe Shëngjinit, ndërsa tha se duket bërë gjithçka që Shqiptarët të mos zgjedhin për të pushuar vendet e huaja.


“Shoh që situata është përmirësuar sa i përket Jugut, ky vend ka perla që mund të shfrytëzohen më mirë. Pse shqiptarët duhet të shkojnë në Mykonos kur është mundësia të krijohet në Dhërmi, në një zonë të caktuar një vend elitar për jetë nate. Të ulen edhe biletat e avionëve, pasi ky është një nga problemet që kanë turistët”,- tha ajo.


Zv/ministrja Rovena Voda në përgjigje tha se Punën e biletave e rregullon tregu.

Ndërsa ministri, Blendi Klosi shtoi se: “Themi pse shkojmë në Mykonos? Po ai nuk u ndërtua dje apo pardje. Sa për Shqipërinë duhet parë si ishte deti para dy vitesh. Duhet thënë me gojën plot investimet që kanë ndodhur në Shqipëri janë gjigande kanë ndezur radarët”.

(BalkanWeb)