TIRANE – Ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi, se moderatorja e njohur Arjola Shehu, paguhet 100 mijë euro në vit. Moderatorja e “Kush vjen për Drekë” në një intervistë për Thumb është pyetur për rrogën dhe duke bërë humor ajo ka dhënë këtë shifër.
arjola
Kaq ka mjaftuar që portalet të mbushen me lajme, ku tregonin sa paguhet Arjola. Nga gjithë zhurma e krijuar në rrjet, para pak minutash Arjola ka sqaruar në Instastory se portalet e kanë nxjerr nga konteksti deklaratën e saj sepse ka qenë shaka dhe shifra se sa e ka rrogën mbetet private.

“Nxjerr komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi). Detajet financiare mbeten private”,-shkruan Arjola.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: