Me karrierën që po i vjen fundi, Luka Modric do të mbetet pjesë e botës së futbollit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, kroati do të bëhet bashkëpronar i skuadrës së Championship, Sëansea City.
Modric i bashkohet kështu listës në rritje të lojtarëve që po investojnë në klubet e futbollit, një lëvizje kjo që shihet si strategjike. Ai do të jetë fillimisht një partner minoritar, por është e qartë se lidhja e tij me futbollin do të vazhdojë edhe në mënyra të tjera.
Shembuj të ngjashëm mund të përmendim Kylian Mbappé, i cili bleu 80% të Caen (një klub i Ligue 2) dhe Sadio Mané, i cili mori Bourges Foot 18, një ekip në divizionin e katërt në Francë.