Luka Modric vazhdon të dërgojë “sinjale dashurie” në drejtim të Milanit. Të paktën në këtë mënyrë përkthehet ndjekja që i bën skuadrës kuqezi në rrjetet sociale kroati dhe “pëlqimet” që vendos në komentet dhe fotot e postuara në ditët e fundit. Tifozët kuqezi mund të ëndërrojnë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një “dashuri platonike”, teksa duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, palët kanë intensifikuar takimet mes tyre. Nuk ka një tratativë zyrtare mes Milanit dhe Real Madrid, por nuk janë të fshehta vizitat e Vlado Lemic, menaxherit të mesfushorit në klubin kuqezi.


B4766e394700f8c418055cace3f0c4a8 Xl
B4766e394700f8c418055cace3f0c4a8 Xl

Po ashtu, nuk është sekret raporti i shkëlqyer që Modric ka me patriotin dhe mikun e tij Zvonimir Boban, tashmë një nga drejtuesit më të lartë të Milanit. Në këtë mënyrë, mundësia e transferimit të “Topit të Artë” te skuadra milaniste shkon përtej “pëlqimeve” në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk është një mision I lehtë. Kjo për shkak të shifrave që rrethojnë Lika Modric. Si fillim duhet bindur Real Madrid me një ofertë bindëse që duhet të arrijë deri në 25 milion euro.


D Q31scxyaeqxy
D Q31scxyaeqxy

Kjo mund të zgjidhet, por problemi i madh që duhet kaluar është paga e futbollistit. Për ta bindur atë, Milan mund të ofrojë 7.5 milion euro në sezon dhe një kontratë 3-vjeçare, por që të arrijë deri këtu, në fillim duhet të shesë shumë. Pra e vështirë, por jo e pamundur, ndërsa deri në fund të merkatos tifozët e Milanit mund të vazhdojnë të ëndërrojnë.
(balkanweb)


Etiketa: