MADRID – I vlerësuar me çmimin lojtari i vitit në Kroaci, ylli i Real Madrid, Luka Modric flet për patriotin e tij Kovacic: “Tek Reali më pyesin shpesh për të. Është një talent i jashtëzakonshëm dhe shumë shpjet do jetë pjesë e një klubi të madh. Interi është një skuadër e madhe por ai meriton më shumë”.
Dëshira e Modric është që një ditë të luaj më Kovacic tek Reali, skuadër më të cilën Modric po shijon suksese të shumta: “Të fitoja Champions ishte një ëndërr e bërë realitet. Kur ngrija trofeun lart mendoja për familjen time dhe për trajnerin tim të parë Basic, pa të nuk do isha këtu. Ndeshja me e bukur? Fitorja 0-4 kundër Bayern”. Më pas talenti kroat ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të Realit ndër vite: Casillas; Ramos, Cannavaro, Hierro; Redondo, X. Alonso, Zidane, Ronaldo, Figo, Cristiano Ronaldo e Raul”. Në fund Modric ndalet duke përkëdhelur trajnerin e tij aktual Carlo Ancelotti: “Na jep një shtysë të madhe emocionale, është më i miri”.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: