Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini ka reaguar për ngjarjet e sotme në Kosovë ku u arrestua një zyrtar serb. Mogherini ka theksuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur sot në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në twitter ka njoftuar se Gjuriç është tani i lirë dhe rrugës për Serbi.
“Kemi nevojë për qetësi dhe dialog”, ka shkruar Mogherini.

Mogherini twitter

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuric u arrestua në një aktivitet në veri të Mitrovicës me serbët e Kosovës pasi kishte hyrë pa lejen e autoriteteve. Pas mbajtjes disa orë ai u deportua në Serbi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: