Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri, në mbështetje të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në planin ushtarak dhe politik do të ndryshojë rregullat e lojës, u shpreh sot shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Këto sulme me shumë gjasa do të ndryshojnë rregullat e lojës”, tha Mogherini duke dalë nga një takim i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

”Këto ndërhyrje kanë shfaqje shqetësuese”, theksoi ajo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb