Ndërsa komentonte situatën politike në programin “A Show” në News 24, studiuesi i njohur, Moikom Zeqo e cilësoi gabim të madh historik veprimin e opozitës për të lënë mandatet.
“Ishte gabim i madh historik që kanë dorëzuar titujt e deputetëve. Kjo e gjitha është antikushtetuese, veprim politik i skajshëm. Titujt juridik bëhen me votim, dhënia apo heqja dorë prej tyre duhet bërë duke marrë parasysh vendimin e zgjedhësit që ta ka dhënë. Kjo gjë nuk ndodhi”,- tha Zeqo.
(BalkanWeb)