Sot 70 vjeç, por më shumë se sa me peshën e moshës, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, godet me peshën e mençurisë. I ftuar në programin “A Show” në News 24, teksa komentoi zhvillimet e fundit, ai foli edhe për ato që i quajti dy atentate të mëdha që i janë bërë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

‘Kjo klasë politike me përfaqësues të klonuar ka bërë dy atentate të mëdha ndaj Kushtetues: Ndryshimet e kobshme të 2008, që ishte një marrëveshje mes Ramës e Berishës nga e cila është goditur në thelb Kushtetuta, janë goditur zgjedhjet. Kryetarët e partive morën të drejtën e monarkut, ne jemi të kapur nga kjo gjë. Lënia e mandateve është pasojë e ndryshimeve të kobshme të 2008”,- tha ai.

Zeqo tha ndër të tjera se nuk besonte se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor, por as faktin që mund të shkarkohet Presidenti, ashtu siç thotë PS.

“Nuk e besoj që zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. Nuk e besoj që mund të bëhet edhe një veprim për të shkarkuar Metën. Mendoj që nuk është një nga ato situatat pa rrugëzgjidhje, kemi kaluar situata më të rënda në ‘97 e ‘98. Nuk mendoj që këta politikanë që kemi ne sot, që janë përgjegjës për këtë krizë do ta çojnë vendin drejt një mosbindje civile”,- shtoi ai.

I pyetur nëse i friket ndonjë frika përplasje civile, Zeqo tha: ‘Këto thirrjet për mosbindje civile më duken si ekuacionet e propagandës. Opozita thotë që janë protesta popullore, por s’është e vërtetë. Ka edhe një elektorat tjetër që nuk shkon pas tyre. Ne mendojmë që luftohet pas propagandës”,- shpjegoi Zeqo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: