POGRADEC
Pogradeci mirëpriti këtë fundjavë ‘Mokra N’Fest’, një aktivitet që promovon traditat dhe kulinarinë e zonës.
Vizitorë të shumtë iu bashkuan festës në Potkozhan në vendlindjen e vëllezërve Zografi dhe patriotes Maro Mokra, zonë me monumente natyrë dhe kulturë.
Shoqëruar me gatimet tradicionale të zonës, birra ‘Korça’ dhe shija e re, ‘Gold by Korça’, ishte mbretëresha e festës.
Vizitorët festuan me pijen e tyre më të dashur, ”birrën Korça’, për të cilën thonë se ndiejnë krenari pasi e kanë gjetur edhe përtej Oqeanit.
Zona e Mokres është e njohur për njerëzit bujarë dhe mikpritës, me fshatra mjaft të bukur përreth dhe mullinj mokre ndaj dhe natyra e kësaj feste i përshtatet edhe amvisave të cilat morën pjesë nëpërmjet një panairi.
Pjesë e festes ishte edhe një ekspozitë dokumentare mjaft interesante me materiale që u shfaqën për herë të parë nga studiuesi Ledjan Zeqollari, duke shpluhurosur një pjesë të mirë të historisë së zonës.