TIRANE– E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata është larguar dje nga Shqipëria.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ përballë Nisida Tufës se dje Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.

“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, Lala pohoi se këngëtarja ishte larguar nga lokali ku ndodhi krimi vetëm 20 minuta më parë.
“Dëshmitarët flasin se Elvana Gjata ka qenë 20 minuta para se të ndodhte debati. Në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ka qenë Poesku, pasi ky shërbente në lokal”, tha Lala.

Po ashtu Lala tha se Elvana Gjata mund të jetë përmendur për ngjarjen edhe padrejtësisht, ndërsa shtoi se hetimi do të hedhë dritë mbi të vërtetën.

“Unë besoj se gjithë këtë gjë do ta zbardhë hetimi. Nuk zhbëhet fakti se ajo është partnerja zyrtare e Ervin Matës. Nuk kam pasur mundësi që të kontaktojë me të apo me Matën. Me avokatin e Fabio Allushit kam folur sot. Shpesh grupet kriminale përdorin emra të personazheve publike. Prokuroria e ka këtë pistë, pasi ajo ishte dhënë nga dëshmitarët okularë. Elvana Gjata ndodhet jashtë Shqipërisë. Ajo për të sqaruar pozicionin e saj, duhet të vijë që të japë dëshminë e saj. Ajo ka rriskun për të qenë në vendin e ngjarjes. Më duket e çuditshme që ajo të shërbejë si pretekst. Do të jetë hetimi ai që do të hedhë dritë mbi atë çka ka ndodhur. Se kam takuar kurrë personalisht Elvanën. Dhe të gjithë situatën e saj mund ta kuptojmë si njerëzore. Ajo është shtetase e lirë, që mund të jetë përmendur edhe padrejtësisht. Mund të jetë edhe për ‘faj’ të saj se dikush e ngacmon, kjo është gjë e njohur në Shqipëri”, pohoi Klodiana Lala.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb