30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive. Lala tha se prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve (2 nga martesa e pare dhe djalin 2 vjeç nga martesa e dyte) ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.


41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndersa u plagos Bledar Toci, polic i burgut të Durresit (nipi i një ish-deputeti socialist), me të cilin Marsida kishte nisur një marrëdhënie të re.


Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën e 30-vjeçares ishin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.
(ed.me/BalkanWeb)