Nga: ZONJA VJOLLCA*
Mollë të pjekura me sallam dhe keçap

4 kokrra mollë
Lëngu i 1 limoni
200 gr sallam
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle majdanoz të grirë
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë
Piper i zi
Keçap për servirje

Pastrojmë mollët nga fara, heqim dhe pak tul nga brenda duke formuar një hapësirë. I lyejmë mollët me lëng limoni që të mos na oksidohen. Tulin e larguar nga molla e presim në copëza të vogla dhe e lyejmë me lëng limoni. Pasi ti kemi larguar lëkurën sallamit e grijmë në grirëse imët. E përziejmë atë me majdanoz, kripë, piper dhe me copëzat e mollës. Me këtë masë mbushim mollët duke vendosur në majë nga ½ thelpi hudhër. Lyejmë një tavë me gjalpë vendosim mollët duke i lyer dhe ato me pak gjalpë dhe i pjekim në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Pasi ti largojmë mollët nga furra i shërbejmë me keçap.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: