Nga: ZONJA KATERINA

4-5 mollë, 2 lgj gjalpë, 2 lgj sheqer, 2 lgj galetë, Fruta të thata, Marmalatë fiku, Kanellë

Fillimisht lajmë mirë mollët dhe me anë të një thike largojmë pjesën e brendshme të farave. Mollën e lemë ashtu siç është të pa ndarë në mes. Mundohemi ta pastrojmë pak pjesën e brendshme në mënyrë që të formojmë një hapësirë për t’i mbushur mollët.

Marmalatën dhe frutat e thata i përziejmë me galetë, sheqer dhe kanellë. Me këtë masë mbushim mollët dhe mbi çdo mollë vendosim nga një lugë çaji gjalpë. I vendosim mollët e mbushura në furrë të piqen për 25 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb