Protestuesit e opozitës kanë lënë tashmë ambientet para Kryeministrisë, ku nuk munguan përplasjet dhe tensionet.
Protestuesit kanë lëshuar molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht me kordonin e policisë.
Në pamjet e siguruara duket qartë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili vendoset para të gjithë deputetëve, përballë kordonit policor.
Në përgjigje të përshkallëzimit policia nuk ka ngurruar të përdorë sprajin lotsjellës kundrejt protestuesve.
(BalkanWeb)