Pas ndeshjes derbi që do të luhet të hënën e ardhshme, Tirana do të ketë edhe tri sfida të tjera. Në fillim është Skënderbeu.

Një skuadër që për kryeqytetasit është “hambar” pikësh. Më saktë, dy triumfe dhe një barazim për bardheblutë, që tani duhet të fitojnë edhe ndeshjen e tretë nga katër sfidat. Me një llogari, të thjeshtë, nëse ia dalin që të marrin këtë 3- pikësh, të paktën do të mbante poshtë (nëse renditja është kështu) një ekip. Teuta dhe Dinamo janë dy ekipet më të forta dhe që kanë qenë tersi i klubit kryeqytetas.

Ndaj secilës, vetëm nga një barazim dhe katër humbje. Si Teuta dhe Dinamo janë shumë të vështira për bardheblutë, ndërsa mesatarja e pikëve që mund të marrë me projeksionin duke u bazuar tek e kaluara është 7 pikë, që nuk dihet nëse në fund do t’u mjaftojnë bardhebluve për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb