Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ndarë pamje nga Konferenca e Dytë Ndërqeveritare që po zhvillohet në Luksemburg.

Në një postim në rrjetin social “X”, Varhelyi shprehet se ky është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.

“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb