Ky është momenti i mahnitshëm kur një pasagjer, i cili regjistroi mesazhin zemërthyes për gruan e tij pak para se të rrëzohej avioni i linjës së Azerbajxhanit, i ka mbijetuar aksitentit ajror.
Pamjet e pabesueshme tregojnë pasagjerin, e identifikuar si Subkhon Rakhimov, duke ecur rreth vendit të përplasjes me gjak në fytyrë, ndërsa filmon rrënojat dhe falenderon stjuardesin që e mbajti gjallë në katastrofën ajrore që vrau 38 persona.
Rakhimov më parë kishte bërë një video rrëqethëse për gruan e tij sapo kuptoi se avioni po humbte lartësinë, duke i thënë asaj se avioni u përpoq të ulej disa herë, ndërsa njerëzit në bord dëgjuan një zhurmë të fortë.
Pamjet e publikuara prej tij para rrëzimit të avionit treguan maska oksigjeni të varura nga tavani dhe pasagjerët duke qarë, duke u lutur, disa minuta përpara se avioni të rrëzohej dhe të shpërthente në Aktau, Kazakistanin perëndimor.
Videoja e Rakhimov u shfaq ndërsa zyrtarët e qeverisë së Azerbajxhanit pretenduan se një raketë ruse tokë-ajër goditi avionin, duke shkaktuar rrëzimin e tij.
(BalkanWeb)