Jasir Asani po spikat në Champions-in aziatik. Sulmuesi i Guangju shënoi sot golin e radhës, që rezultoi dhe i vetmi i takimit me Shangai Shenua.
Asani u aktivizua në pjesën e dytë dhe rezultoi zëvendësimi i artë pasi me prekjen e parë të topit shënoi golin e tij të shtatë në Champions. Asnjë nuk ka bërë më mirë se Asani nga golashënuesit e tjerë.
Pas tij ndodhen ndër të tjerë Ronaldo dhe Mitroviç me katër gola, Joselu dhe Marez me tri gola, po ashtu dhe Firminjo me dy.
Kjo formë e mirë nga Asani me Guangju në Korenë e Jugut vjen fill pas Europianit. Para ndeshjeve në Gjermani, Asani ishte harruar nga skuadra nga koreane ku ka kontratë deri në fundin e viti të ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL