Një aksident ka ndodhur gjatë një fluturimi me balonë në Kapadokia të Turqisë. Balona, ​​me 22 turistë, ka ngecur mes shkëmbinjve.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe të gjithë u evakuuan shëndoshë e mirë. Pamjet e frikshme u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Turqia po kryeson gjithnjë e më shumë në listat e destinacioneve më të prefereuara për t’u vizituar nga turistët dhe Kapadokia është një nga vendet më të dashura.

E vendosur në pjesën qendrore të vendit, kjo zonë tërheq vizitorët për monumentet e saj unike dhe peizazhet mahnitëse.

Megjithatë, rajoni është bërë shumë i famshmën për fluturimet e tij me balona. Pothuajse çdo ditë, qindra balona shumëngjyrëshe ngrihen në agim.

Fluturimi zakonisht zgjat rreth një orë, gjatë së cilës turistët mund të admirojnë lindjen e diellit mbi Luginën e Kuqe, Luginën e Trëndafilave dhe Meskendirit.

Balonat ngrihen në lartësinë midis 850 metrave dhe madje deri në 1100 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar pamje mahnitëse.

Shumë rrallë ka ndodhur që të këtë pasur ndonjëherë incidente gjatë fluturimeve. Megjithatë, së fundmi një balonë me 22 turistë ra në shkëmbinj.

Ngjarja mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike, por fatmirësht nuk pati persona të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: