Ndeshja midis Elbasanit dhe Pogradecit që është zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” është ndërprerë për disa momente pasi lojtarët kanë kundërshtuar arbitrin për një penallti të akorduar.

Sipas gazetarit Fatmir Popja incidenti filloi pasi gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të AF Elbasanit, vendim me të cilin futbollistët e Pogradecit nuk u pajtuan.

Sakaq, ndeshja u ndërpre për rreth 8 minuta mes tensioneve të krijuara mes lojtarëve, por që përfshinë dhe arbitrin.

Loja rifilloi më pas  me Elbasanin që gjuajti penalltinë e fituar duke shënuar, ndërsa në stadium mbërritën edhe forcat e FNSH-së dhe policisë për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb