TIRANE

Ditën e sotme vogëlushja e Bes Kallakur dhe Xhensila Myrtezaj, Ajka festoi ditëlindjen e saj të parë. Në 1-vjetorin e lindjes, çifti i njohr na tregoi gëzimin më të madh të jetës së tyre.

Fotot e publikuara sigurisht që ishin të para një viti, sapo ajo kishte ardhur në jetë. Me siguri ajo ka ndryshuar shumë në këto 12 muaj. Në ditëlindjen e saj të parë mami Xhensila ka publikuar edhe videon e momenteve të para pas lindjes.

E përlotur dhe e emocionuar që mbante në krahë të bijën, Xhensila dukej më e lumtur se kurrë. Ndërsa Besi nuk e lë për asnjë moment menjanë humorin. Ai sic e shihni dhe në video ka gjetur shkas t’i bëjë disa mimika qesharake Ajkës për ta bërë të buzëqeshë.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb