TIRANE – Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë i janë bashkuar protestuesve duke  zhvendosur kështu protestën në kryeqytet.

Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të opozitës dhe pjesëtarë të Forumit Rinor të PD-së, duke e rritur numrin e protestuesve.

Për pak momente ka pasur edhe një acarim të situatës pasi protestuesit kanë kërkuar që të futen në ambientet e Policisë së Tiranës për të liruar të ndaluarit.

Ka qenë ndërhyrja e deputetëve dhe kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi që ka shmangur edhe një përleshje mes protestuesve dhe policisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb