TIRANË
Kanë qenë ndoshta momentet e vetme të tensionit gjatë protestës së sotme. Disa protestues kanë hedhur fishekzjarrë e tymuese sapo kanë mbërritur tek Kryesia e Kuvendit, vendi ku me urdhër të kryedemokratit Lulzim Basha u zhvendos protesta e sotme pasi nisi fillimisht tek parlamenti.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga ky moment, teksa protestuesit krijojnë një rreth dhe në mes hedhin fishekzjarrë e tymuese.
(BalkanWeb)