SRI LANKA

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në kishat e Sri Lankës. Zyrtarë të vendit kanë dyshime se sulmet në kisha janë “hakmarrje” për sulmet në xhamitë në Zelandë, ku u vranë mbi 50 vetë.

Mediat ndërkombëtare ndërkaq kanë paraqitur pamje, sesi një burrë i dyshuar kamikaz hyn në kishë, përpara se të shpërthejë bombat. Ai lëviz i lirë, madje duket qartë edhe momenti kur është në mes të atyre që falen.

“The Guardian” sjell filmimet e rralla dhe dramatike. Kamikazi i dyshuar shihet tek lëviz krejtësisht lirshëm, me një çantë në shpinë, pak përpara se të ndodhin sulmet dramatike në kisha, që morën jetën e mbi 300 personave.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb