Një moment i dhimbshëm u provua gjatë një ceremonie dasme. Shoqëruesi i dasmës qëndroi për disa kohë në këmbë, kurse më vonë atij i ra të fiktë. Personat që po e ndiqnin ceremoninë në Uashington u alarmuan kur shoqëruesi i dhëndrit u shtri përtokë, në momentin thuajse kulminant të festës, raporton “Daily Mail”.

Kamerat kapën momentin kur burri u ligështua dhe ra përtokë, pa patur shans as të përkulet disi, por se u rrëzua menjëherë. Videoja u postua në internet dhe u bë virale. Për fat të keq, burrit i përplaset fytyra në tokë dhe mori disa lëndime. Muzika që po luhej ndërkohë ndalet, kurse personit që u rrëzua iu dha ndihma e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb