Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala po shkëlqen edhe këtë sezon me Zonjën e Vjetër.  Padyshim në çdo ndeshje që zhvillon skuadra italiane sytë e tifozëve dhe të mediave janë të orientuara nga ky djalosh, pasi talenti dhe egoja për të dhuruar spektakël nuk i ka munguar për asnjë moment.

Ai ka qenë vendimtar për skuadrën e tij dhe këtë e ka treguar vetë loja e tij.  Qëllimi i tij është ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, kur në skuadër ka edhe një lojtar si Cristiano Ronaldo.

“Cristiano sapo ka arritur, por ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne. Ne e dimë se si ai luan dhe sa shumë që punon. Sigurisht me atë në skuadër gjërat kanë ndryshuar dhe jemi të gjithë të lumtur për këtë gjë. Këtë vit jemi favorit për Ligën e Kampionëve nëse luajmë të gjithë si grup”, ka thënë ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb