Një incident i pabesueshëm është regjistruar në një bar në Londër, ku një hajdut ka përfituar nga pakujdesia e një gruaje dhe i ka marrë çantën në vetëm 22 sekonda, duke përdorur këmbën e tij për ta tërhequr çantën drejt tij.

Siç shihet në videon e Daily Mail, 32-vjeçari Aziz Chibani shtiret sikur po fliste në telefon, ndërsa në 22 sekonda tërhoq çantën nën tavolinën ku ishte ulur gruaja, e cila po shijonte bisedën me një mik. Pa ngjallur dyshime, ka marrë çantën e shpinës duke e bërë të duket e tij dhe është larguar pa u shqetësuar nga dyqani.

Gruaja e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur vazhdoi bisedën, ndërsa Çhibani tashmë ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes. Çanta përmbante sende me vlerë 1600 £. Mirëpo, autori nuk ishte në dijeni se lëvizjet e tij ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Policia e identifikoi atë përmes pamjeve të kamerës dhe e arrestoi. Chibani u deklarua fajtor për vjedhje dhe u dënua me 12 javë burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: