TIRANË

Ky është momenti kur një polic i lënduar në kokë dhe protestuesi që u përfshi nga flakët merren nga ambulanca. Videoja është siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb”.


Polici duket teksa del nga radha e kolegëve të tij që ndodhet tek Kryeministria dhe hipën me këmbët e tij në ambulancë pas një lëndimi që ka pësuar në kokë.
Ndërsa protestuesi sillet nga qytetarë të tjerë që e mbajnë në krahë, pasi duket i pavetëdijshëm.



(m.k/BalkanWeb)