Ky është momenti kur skena rrëzohet në Kinë dhe për rrjedhojë, një fëmijë ka ndërruar jetë e disa të tjerë janë plagosur.

Mediat kineze kanë bërë me dije se si pasojë e aksidentit, një fëmijë 13 vjeç u shpall i vdekur, ndërsa 14 të tjerë, duke përfshirë pesë të rritur, u plagosën gjatë aksidentit të kapur nga kamerat e sigurisë.

Skena u regjistrua në Zhangzhou të Kinës. Organizatori dëgjohet duke bërtitur, pak përpara se skena të bjerë në tokë. Edhe pse publiku nxitoi në vendngjarje, vdekja e vajzës ishte e pashmangshme. Dy nga 14 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: