Një video është bërë virale në rrjet, teksa tregon momentin e tmerrshëm, kur një nën hedh foshnjën e sapolindur në një kaçubë.

Videoja është publikuar nga “Daily Mail”, ndërsa thuhet se gjesti i pashpirt është bërë nga një nënë 36-vjeçare nga Rusia.

Kjo e fundit ka braktisur foshnjën e saj, duke e futur në një qese plastike dhe duke e hedhur atë prapa një kaçube te një supermarket.

Foshnja u gjet e zhveshur me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketeve në fshatin Cheremshan të Rusisë.

Identiteti i gruas ende nuk dihet, por u mësua se e njëjta ka edhe dy fëmijë në shkollën fillore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb