TIRANË

Duke perifrazuar një shprehje të At Zef Pllumbit, analisti Agron Gjekmarkaj komentoi vendosjen e pllakës përkujtimore tek “Parku i Liqenit”, e cila u ngrit në shenjë respekti për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi.

Ai i bëri një thirrje të nënkuptuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Real Story” në News 24,  ku i kërkoi të mbajë një qëndrim të tij mbi pllakën përkujtimore tek “Kodrat e Liqenit”. Sipas tij, ky veprim tregon shenja dobësimi për Shqipërinë në raport me shtetin turk.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasaliteti.”-tha Gjekmarkaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: