MONAKO – Zyrtarët e Pallatit Mbretëror në Monako kanë njoftuar se princesha Charlene ka sjellë sot në jetë binjakët mbretërorë, një vajzë dhe një djalë. Vajza ka lindur e para, por megjithatë, djali do të jetë sundimtari i ardhshëm të Principatës.

Fëmijët e princeshës Charlene dhe princit Albert II janë quajtur Gabriella Therese Marie dhe Jacques Honore Rainier. Ata janë trashëgimtarë të dinastisë shekullore Grimaldi, që sundon në një Principatë shumë të pasur.

Lindja e foshnjave u prit me festime në Monako. Kjo është hera e parë që familjes mbretërore i lindin binjakë që nga themelimi i saj në shekullin e 13-të.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: