ITALI

Një mosmarrëveshje ka lindur së fundmi mes kryetares së bashkisë së Romës dhe kishës Katolike në lidhje me atë se çfarë duhet të bëhet me monedhat e shatërvanit të Trevit. Cdo vit nga ky shatërvan nxirren pothuajse 1.5 milion euro në monedha të hedhura nga turistët dhe historikisht këto para i janë dhuruar kishës katolike që ajo të ndihmojë të varfërit.


Por këtë vit, kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Italian Virginia Raggi kërkon që këto para t’i përdorë për infraskturën e qytetit që sipas mediave italiane është e dëmtuar. Karitas, agjencia humanitare e kishës katolike ka reaguar duke thënë se këto para mund të kishin ndihmuar shumë të varfër. “Nuk e kishim parashikuar këtë vendim” deklaroi drejtori i kësaj agjencie duke theksuar se shpresonte që kryetarja e bashkisë do të ndryshonte qëndrim.


Disa gazeta italiane e quanin këtë rrëmbim të parave të të varfërve ndërsa shumë qytetarë italianë zgjodhen të reagojnë përmes rrjeteve sociale duke i kërkuar bashkisë së Romës që ta rikonsiderojë këtë vendim. Shatërvani i Trevit është thuajse 300 vjeçar dhe vizitohet nga miliona turistë çdo vit të cilët njësoj se në filmin La Dolce Vita hedhin monedha brenda tij me shpresën se dëshirat e tyre do të realizohen.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb