Monica Bellucci nuk ndalet. Në moshën 52 vjeçare artistja tregon të gjithë joshjen e saj për Vanity Fair, e cila i dedikon kopertinën e saj.

Historia me Vincent Casel është një histori e mbyllur tashmë, gjë që nënkupton që ajo është sërish e lumtur dhe tregon: ’Mosha tashmë nuk është më një pengesë, tani shohim të bukura në çdo moshë 40, 50, 60 dhe 70 vjeç’.

‘Unë jam protagoniste e fillimit të një jetë të re shpjegon-Unë jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më’. ‘Kur isha njëzet vjeç, nëse imagjinoja të ardhmen, mendoja se në këtë moshë do kisha vdekur.

Sot ndjej që çdo moshë është thjesht një mënyrë tjetër për të vazhduar të jetosh me vetveten. Besoj që nuk është vetëm sensacioni im, por ajo që ndjejnë të gjitha femrat e çdo brezi. Sot kemi më shumë respekt për veten, dukemi të bukura dhe të realizuara edhe 40, 50, 60 dhe
70 vjeç’.

Për historinë e re të dashurisë nuk do të prononcohet:’Nuk më pëlqen të flas dhe nuk besoj se do e them në të ardhmen. Sot më shumë se asnjëherë me dy vajzat që rris, ndjej nevojën ti mbroj’.

Ndërsa për Vincent dhe për një histori paralele me një 19 vjeçare gjatë martesës së tyre ajo është kategorike: ‘E kaluara mbetet e kaluar. Për mua është një çështje e mbyllur dhe unë dua të jetoj të tashmen dhe të jem e lumtur’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: