Monica Bellucci e bukur dhe e shenjtë si ‘Shënmëri’, në një foto ku mban në krah një bebe.
Fotoja në të vërtetë është pjesë e një filmi, por është një shkrepje e fotografit Ali Mahdavi.

Fotografia është një himn për Krishtlindje dhe është realizuar në edicionin e 21-të të ankandit për bamirësi Les Sapind Des Createurs, një shoqatë franceze që mbledh fonde dhe talente nga bota e modës, dizajnit dhe arkitekturës.

Në galanë që mbahet në 21 nëntor, fondet janë të destinuara për Avec Fund Cancer Research.

Monica Belluci, do të jetë në kinema me ‘On the Milky Road’ dhe ka pranuar nga fotografi iranian Alli Mahdavi, të filmohet prej tij.

Mahdavi njihet për fotot e tij provokuese si dhe si fotograf i personazheve të famshëm, si Naomi Wats apo Marilyn Manson.

Fotoja e realizuar prej tij ka një impakt të fortë. Akoma nuk dihet se kush ëhstë oferta e tij në këtë ankand.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb