ITALI-‘Për gjithcka i detyrohem meshkujve duhet ti shtroj atyre një tapet të kuq… sepse më kanë dashur’.

Kështu rrëfen Monica Belluci protagoniste e kopertinës Gq Italia e muajit shkurt.

Ajo pozon sensuale por thotë: ‘Kemi frikë për trupin njerëzor. Kemi frikë për veten tonë. Mua të zhveshurit nudo gjithmonë më ka pëlqyer dhe trupi i një femre në moshën time është trupi i një femre të pjekur, një gruaje të matur, njësoj si dardhat’.

‘Mendoj që në moshën 52 vjeçare sensualiteti ndryshon dhe drejtohet në një sens tjetër. Kur je e re, ka impulse të cilat nisen dhe ikin. Ndërsa tani nuk e di.. Tani kemi gjithmonë nevojë vetëm për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellin me vete diçka më të thellë’ vazhdon Monica, që është nënë e dy vajzave, dhe e divorcuar prej katër vjetësh.’

‘Gjithmonë kam qene e fejuar tregon artistja. Që kur isha 14 vjeç kam kaluar nga një burrë tek tjetri dhe kam pasur shumë pak momente që kam qenë singel. Pastaj nëpërmjet historive të gjata e kupton më mirë kush je.

Sepse deri në momentin që vishesh këndshëm dhe shkon në restorant, pi vodka dhe zbavitesh gjithçka është e thjeshtë.

Ndërsa e bukura është kur futesh në të thella dhe kur i lejon dikujt të depërtojë tek ty. Kështu duhet të mendohesh mirë sepse edhe mund të rrezikosh’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb