ANGLI-20 vjet pas skandalit seksual, në të cilin u përfshi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Monica Lewinsky duket se do të firmosë një kontratë për reality show “I’m A Celebrity … Get Me Out Of Here!”.

Nga xhungla e Sexgate në xhunglën e një show britanik, në të cilën personazhet e famshëm jetojnë së bashku në xhungël, duke luftuar për të marrë titullin e mbretit apo mbretëreshës.

Ish praktikantes së Shtëpisë së Bardhë, që tani është 45 vjeç, i është ofruar një shumë e konsiderueshme për të marrë pjesë në këtë reality.
Lewinsky, që në këto vite ka refuzuar mundësi të shumta për të qenë pjesë e televizionit tani ka një platformë për të cilin do të flasë, bullizmin në kohën dixhitale dhe e ka pranuar pjesëmarrjen në show.

Monica ishte 22 vjeç kur plasi skandali Klinton. Në 17 gusht të 1998 presidenti amerikan rrëfeu përpara jurisë që kishte pasur “marrëdhënie intime të pahijshme” me praktikanten e tij, më pas foli edhe përpara popullit amerikan duke pranuar që kishte “mashtruar kombin” në lidhje me këtë raport.
Pasi kishte dalë nga reflektorët e mediave, Lewinski i ishte kthyer jetës publike në 2014 dhe ka shkruar një libër duke u bërë një aktiviste kundër bullizmit.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: