Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e pranishme në protestën e sotme të opozitës së bashkuar tha se dosjet kriminale 184 dhe 339 janë fillimi dhe fundi politik i Edi Ramës.

Kryemadhi shtoi se Rama e do Shqiipërinë sa më larg BE-së, ndërsa shqiptarët duan Europën dhe do të bëjnë gjithçka që të jenë sa më pranë unionit.

Secili nga ne të risë dhe më shumë ndjenjën që një ditë të jemi pranë BE. Rama tenton që të largojë Shqipërinë nga BE, por shqiptarët po tregojnë se duan më shumë se kurrë se e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Pavarësisht provokimeve, shqiptarët kanë përballuar gjithçka. Shqiptarët janë të vendosur që të çojnë deri në fund betejën kundër qeverisë kriminale. Rama dhe banditët e tij kanë kapur çdo pushtet, por jo zemrën e shqiptarëve, Tranzicioni do mbyllet me Ramën. Edi Rama do të jetë etapa e fundit e tranzicionit. Kryeministri shquhet për frikacak. Ai do të justifikohet përballë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, kurse vlerësoi se këto dosje do gjykohen nga drejtësia.

“Data 30 qershor do të jetë normale, nuk do ketë zgjedhje. Heshtja e ndërkombëtarëve për dy dosje, tregon më së miri kapjen e Ramës. Dy dosjet kriminale 184 dhe 339 nuk do e gjykojnë ndërkombëtarëët, por drejtësia shqiptare. Dosjet 184 dhe 339 janë fundi i Ramës”, vlerësoi Kryemadhi,

E pyetur se çfarë do të ndodhë me Metën në rast se shkarkohet si president, Kryemadhi tha se do të ishte e lumtur nëse bashkëshorti i kthehet jetës normale.

“Nëse kthehet në LSI, të konkurrojë dhe ta marrë kush e fiton kreun e LSI. Do isha i lumtur nëse Meta i kthehet jetës normale”, deklaropi ajo ndër të tjera,.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb