TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në studion e “Dritare me Rudinën”në “News 24”  se mandatin e deputetes e ka fituar me gjak dhe djegia e tij do të bëhet bashkë me djegien e Edi Ramës si kryeministër.

Praninë në Kuvend gjatë të enjtes, Kryemadhi e justifikoi me faktin për t’i dhënë një mundësi Edi Ramës për të plotësua kërkesat e studentëve.  Ndërsa ajo shtoi se  seanca e së premtes do të jetë për kauzën e opozitës, konkretisht vetingu në politikë.

“Nuk është e kollajshme për shoqëri hir të së vërtetës. Është një realitet shoqëror i kapur. Kemi një të frustruar dhe të intimi duar. O do shpërthejnë dhunshëm fare, por mendojmë se kjo nuk është e duhura.

Ka një zgjidhje të lehtë dhe ajo është largimi i Ramës. Unë mandatin tim e kam marrë me gjak. S’ma ka dhënë as Lulzim Basha dhe as Rama. Djegia e mandateve do të digjet bashkë me Edi Ramën.

Unë do të digjem bashkë me Edi Ramën. Nuk do të digjet kur ka dëshirë Rama apo Gramoz Ruci. Ditën e enjte jemi në Parlament për t’i dhënë shansin Edi Ramës që tu plotësojë kërkesat, s’i plotëson 8, të paktën ti plotësoj 6. Të premten do të jemi për kauzën tonë, vetingun në politikë”, tha Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb