Pas protestës së djeshme përpara Parlamentit të opozitës, zonjën Kryemadhi, kryetaren e LSI-së e gjejmë në një tjetër vend, por krahë për krah me qytetarët.

Në profilin e saj në Facebook, ajo shprehet se ka qënë sot në Kalanë e Dodës, ku ka takuar nga afër blegtorë e fermerë. Ata kanë ndarë bashkë kafen e mëngjesit, ndërsa Kryemadhi ka dëgjuar hallet e tyre. Fermerët janë shprehur se nuk ka asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë.

STATUSI I KRYEMADHIT
Sot kafen e mëngjesit në Radomirë të Kalasë së Dodës, me njerëzit fisnikë të kësaj zone.
Asnjë subvencionim për blegtorët në këtë zonë.
Numri i bagëtive ka pësuar një ulje drastike, ashtu si edhe fondi i subvencionimeve për bujqësinë në buxhetin e shtetit, që është ulur me rreth shtatë herë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb