Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për ngritjen e gjykatës Kushtetuese dhe për çështje të tjera të nxehta politike të momentit.


Kryemadhi theksoi se opozita është detyruar të shkojë drejt ekstremit. Ajo shton ndër të tjera se në mjedisin politik shqiptar ekzistojnë edhe faktorë antishqiptarë.


Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpesh herë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit”, tha Kryemadhi.


Monika Kryemadhi vlerësoi se vendi duhet që të mbajë zgjedhje të ndershme e të drejta, si dhe duhet një Kod i Ri Zgjedhor.

“Ne po punojmë me partnerët tanë për Reformën Zgjedhore, në mënyrë të pavarur. Diskutimi i Reformës zgjedhore duhet të jetë i të gjitha partive, i gjithë shoqërisë civile, asaj që përballet me vështirësi të mëdha. Kriza politike në Shqipëri zgjidhet me anë të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot problemi më i madh janë që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ngritja e Kushtetueses, ajo do të ç’bllokonte ngërçin politik”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb