DURRËS

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur nga Durrësi tha se Rama është një hajdut patologjik. Ajo akuzoi Ramën se ka bërë gjenocid mbi rininë shqiptare, pasi ka ikje masive të moshave të reja. Kryemadhi tha se Rama tjetër thotë dhe tjetër bën e se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë dyfytyrësinë e tij.

“Rama ka bërë gjenocid ndaj rinisë shqiptare, duke i lënë pa punë dhe i ka degdisur nëpër rrugët e Europës. Ikin se këtu nuk ka më shpresë dhe ky është turp për vendin tonë, turp që e ka vulosur vetë Rama. Sot nga Durrësi dhe mbarë Shqipëria është në protestë kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Protestohet sot dhe do të vijojë edhe më tej, për shkak të gjendjes së rëndë në vend. Kjo qeverisje, siç e kemi faktuar, është në një gjendje të rëndë.”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se Rama rrethohet nga njerëz të inkriminuar dhe se duhet të ikë sa më shpejt. Ajo shtoi se edhe në debatin me Ramush Haradinajn, Rama po tregon dyfytyrësi. Sipas saj, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë është largimi i Ramës nga qeveria.

E pyetur nëse opozita ka frikë për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, Kryemadhi tha se i pari që duhet të ketë frikë është Rama, për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deformimin e zgjedhjeve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb