Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, së vendi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme. Kryemadhi theksoi se tashmë kandidatët nuk do të përcaktohen më nga Kryetari i Partisë, por nga strukturat e LSI-së.

“Sepse mendoj që ne si LSI mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të jenë shumë shpejt, meqenëse kishte merakun e fallit Edi Rama. Do të jenë zgjedhjet dhe ne duhet të përgatitemi të gjithë. Kandidatët për deputetë në lista do të dalin nga strukturat e LSI-së, nuk do t’i vendosë më kryetari dhe as kryetarja e KSI-së. Pra çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futen në proces 1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e kandidatëve, jo vetëm për kandidatët për deputetë, por edhe për kandidatët për këshillat bashkiakë apo dhe për kandidatë për kryetar bashkie. Prandaj ky proces është shumë i rëndësishëm për evidentimin e strukturave të partisë dhe zgjimin e strukturave të LSI-së”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se për çdo qendër votimi organizatat tona të verifikohen. “Edhe njëherë dhe jam e bindur që jo vetëm që janë shtuar anëtarësia por edhe ata anëtarë partie të cilët janë kërcënuar për shkak të vendit të punës do të jenë më aktiv se ç’mund të kenë qenë më para. Ndërkohë nga ana tjetër mbas zgjedhjeve parlamentare që do të jenë, ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të kryetarit të partisë me një anëtar një votë dhe zgjedhjeve të kryetarëve të partisë ne gjithë Shqipërinë në 61 bashki me një anëtar një votë, ku është e domosdoshme për të rikthyer dhe njëherë besimin tek anëtari i partisë, besimi tek strukturat e partisë sepse nuk ka më pushtet në dorën e deputetit, nuk ka më pushtet në dorën e kryetarit”, tha Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb